Zjarr në spitalin e Shkodrës, rrezikohen pacientët


Një zjarr masiv ka përfshirë ditën e sotme spitalin rajonal të Shkodrës.

Mësohet se zjarri ka rënë në farmacinë e spitalit ndërsa janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Menjëherë kanë ndërhyrë zjarrëfikëset e Shkodrës duke shuar flakët dhe duke kthyer normalitetin.

Njoftimi i policisë

 

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në një dhomë në bodrumin e Spitalit Rajonal Shkodër ku janë të instaluara pompat e ujësjellësit ka rënë zjarr, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë duke shuar zjarrin nga i cili ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.