Zjarr në Shashicë! Flakët shumë pranë rrugës së Bypass-it

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë zonën e Shashicës, shumë pranë rrugës së re të Bypass-it në Vlorë. Flakët po përhapen me shpejtësi dhe rrezikojnë seriozisht zonën përreth.

Në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja, që po punon për të vënë situatën nën kontroll.
Drejtuesit e mjeteve që kalojnë aty pranë këshillohen të tregojnë kujdes.

Rreziku për përhapje të mëtejshme është i lartë për shkak të erës dhe temperaturave të larta.