Zjarr në qendën e azilkërkuesve në Babrru, evakuohen të strehuarit

Një shkëndije elektrike ka shkaktuar vatër zjarri në një qendër azil-kërkues në Babrru.

Pas hetimeve kanë dalë në konkluzionin se shkak i rënies së zjarrit është bërë një problematikë në dush.

Si pasojë e flakëve ka pasur fatmirësisht vetëm dëme materiale.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 16.01.2025, rreth orës 08:40, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në qendrën azil-kërkues në Babrru.

Shërbimet e Policisë kanë evakuuar në kohë personat brenda qendrës.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës u bë e mundur fikja e zjarrit. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e  saktë të shkakut të rënies së zjarrit.