Një parking në një pallat në rrugën “Gjik Kuqali” në Tiranë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme, duke shkaktuar panik te banorët.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë rreth orës 18:02. Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur evakuimin e banorëve për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.
Ndërkohë, ekipet e zjarrfikësve janë duke punuar për shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
Grupi hetimor ka nisur punën për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit. Hetimet vijojnë dhe pritet të ketë një informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ