Zjarr në një servis makinash në Shkodër, dyshimet e para

SHKODËR- Një servis makinash në Shkodër është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:35, në një servis automjetesh në fshatin Shtoj i Ri, në pronësi te shtetasit G. P., 38 vjeç.

Zjarri dyshohet se ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.    Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit.

Si pasojë e rënies së zjarrit janë djegur pjesë që shërbenin për rregullimin e makinave që ndodheshin  brenda servisit, dhe pjesërisht një automjet.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të rënies së zjarrit.