Zjarr në një pallat në Durrës, 6 persona përfundojnë në spital

Një zjarr ka rënë në katin e katërt të një pallati në lagjen nr 7 të qytetit.

Nga të dhënat e para mësohet se 6 persona janë asfiksuar dhe janë dërguar në spital.

Forca të shumta të policisë dhe shërbimit zjarrfikës kanë mbërritur në vendngjarje.