Zjarr në një banesë në Korçë! Shpëton mrekullisht pronari
27 March, 2023
Një banesa është përfshirë nga flakët në fshatin Ravonik në Korçë.Mësohet se pronari i banesës vuan nga probleme mendore dhe ia ka vënë flakën vetë banesës.Fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime pasi zjarrfikësja ndërhyri në kohë duke shuar flakët.Ndërkohë, policia po kryen veprimet për ngjarjen.