Zjarr në një banesë në fshatin Shtyllë të njësisë administrative Vithkuq/ Vetëm dëme materiale
- 1 September, 2024
Zjarr në një banesë në fshatin Shtyllë të njësisë administrative Vithkuq.Mësohet se zjarri është shkaktuar nga një bombol gazi, e cila ka shpërthyer në katin e dytë të një godine.
Sipas të dhënave nga shërbimi zjarrfikës, zjarri ka djegur totalisht orenditë e një dhome, ndërsa ka rrezikuar të përhapej edhe në ambientet e tjera të shtëpisë si edhe godinat ngjitur saj.
Ndërhyrja në kohë e zjarrfikëses bëri të mundur vënien në kontroll të flakëve. Nga ngjarja nuk raportohen të lënduar.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ