Në rrugën Ali Visha, një azil privat është përfshirë nga flakët teksa dyshohet se shkak është bërë një batanije elektrike, por hetimet janë në vijim. Disa të moshuar të cilët kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Paraprakisht dyshohet për 17 persona të lënduar. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e detajeve të ngjarjes.Dy prej të moshuarve janë dërguar në shërbimin e toksiokologjisë për shkak të asfiksimit dhe problemeve me rrugët e sipërme të frymëmarrjes, 1 te djegie plastika me lëndime të lehta dhe 1 tek Trauma me gërvishte për shkak të lëvizjeve të pakontrolluara kur ka ndodhur ngjarja dhe është rikthyer në azil.
Tiranë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe ato të Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në ndihmë të moshuarve të një azili, të cilët kishin mbetur të bllokuar, pasi kishte rënë zjarr.
Më datë 05.10.2024, rreth orës 00:15, Policia ka marrë njoftim se në një azil në rrugën “Ali Visha”, kishte rënë zjarr dhe të moshuarit që akomodohen në ambientet e azilit, kishin mbetur të bllokuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bashkë me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe në bashkëpunim me shërbimin zjarrfikës, kanë evakuuar banorët dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore 4 të moshuar, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.