Zjarr në Lushnjë, rrezikohen banesat e fshatit Zhamë
5 September, 2023
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në fshatin Zhamë të Divjakës këtë mbrëmje.
Flakët kanë përfshirë ullishtet në kodër, ndërsa era rrezikon përhapjen e tyre drejt shtëpive të fshatit.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit e Lushnjës, Divjakës, Fierit, Beratit dhe Rrogozhinës.