Një zjarri i fuqishëm ka përfshirë një masiv pyjor në Parkun Kombëtar të Lurës, në qarkun e Dibrës, duke rrezikuar seriozisht zonën natyrore pranë Liqenit të Luleve. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erërave të forta dhe terrenit malor të thyer, që po vështirëson ndjeshëm ndërhyrjen nga toka.
Ekipet zjarrfikëse ndodhen prej orësh në vendngjarje, por aksesi i kufizuar dhe natyra e vështirë e zonës po e bëjnë operacionin shumë sfidues. Për të frenuar përhapjen e zjarrit, pritet ndërhyrje nga ajri me helikopterë, të cilët do të ndihmojnë në lokalizimin dhe neutralizimin e flakëve.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ