Zjarr në konviktin e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, panik dhe dëme materiale

Një zjarr ka përfshirë një nga dhomat në konviktin shtetëror të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, duke shkaktuar panik mes studentëve dhe dëme materiale. Incidenti ndodhi si pasojë e një ngrohëseje të vendosur në prizë, që dyshohet të ketë shkaktuar mbinxehje ose qark të shkurtër elektrik.

Fatmirësisht, nuk raportohen lëndime në njerëz, ndërsa të gjithë studentët u evakuuan në kohë. Shërbimet zjarrfikëse ndërhynë menjëherë, duke neutralizuar flakët dhe duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.