Zjarr në Kalanë e Elbasanit, digjet ish-shkolla “Kostandin Kristoforidhi” – dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme Kalanë e Elbasanit, duke djegur ish-shkollën “Kostandin Kristoforidhi”, e cila më pas ishte kthyer në shkollë private “Dakli” në lagjen “Kala”.

Flakët janë vënë plotësisht nën kontroll pas orës 20:50, ndërsa fatmirësisht nuk ka dëme në ndërtesat e tjera të kalasë.

Sipas burimeve paraprake, një nga shkaqet e mundshme të zjarrit mund të ketë qenë një cigare e ndezur e hedhur nga kalimtarë ose nga persona përdorues të lëndëve narkotike.

Ndërkohë, një nga pistat kryesore ku po përqendrohen hetimet është zjarrvënia e qëllimshme. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.