Zjarr masiv në Lushnjë! Shkrumbohen katër autobusë, dyshohet se ….

Një zjarr masiv ka përfshirë në orët e para të mëngjesit parkun e autobusëve në Lushnjë. Për pasojë mësohet se janë djegur plotësisht katër autobusë.

Burime bëjnë me dije se zjarri ka rënë rreth orës 03:00 dhe ka shkaktuar frikë dhe panik në zonë.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes por dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Vijon…