Zjarr i madh në një fushë me mbetje në Vlorë, rrezikohen banesat pranë

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një fushë me mbetje në Vlorë që nga mbrëmja e djeshme, ndërsa sot është përhapur me shpejtësi për shkak të erës, duke rrezikuar disa banesa pranë zonës.

Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të vënë flakët nën kontroll, ndërsa banorët janë në alarm për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonën dhe të tregojnë kujdes për shkak të rrezikut të mundshëm. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.