Zjarr i madh në Kalanë e Elbasanit, zjarrfikësit në përpjekje për izolimin e flakëve

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një objekt të rëndësishëm brenda Kalasë së Elbasanit, duke shkaktuar alarm në zonë.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për të izoluar flakët, ndërsa situata mbetet ende e vështirë për t’u vënë plotësisht nën kontroll.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet po hetojnë për të përcaktuar origjinën dhe dëmet e mundshme që mund të ketë shkaktuar kjo ngjarje. Hetimet vijojnë.