Zjarr i fuqishëm në Drenovë të Mallakastrës – Rrezikohet nënstacioni elektrik dhe një pus nafte

Një zjarr masiv ka përfshirë zonën e Drenovës në Mallakastër, duke shkaktuar alarmin e autoriteteve lokale dhe shqetësim të thellë tek banorët. Flakët, të favorizuara nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe të gjerë me bimësi të thatë dhe shkurre.

Më shqetësuesja është fakti se zjarri është afruar ndjeshëm pranë një nënstacioni elektrik dhe një pusi nafte, të cilët mbartin rrezik të lartë në rast përfshirjeje nga flakët.

Shërbimet zjarrfikëse janë të përqendruarajanë përqendruar kryesisht pranë nënstacionit për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt infrastrukturës kritike.