Zinxhiri i supermarketeve italiane ndalon shitjen e produkteve izraelite, ndërmerr misionin e veçantë

Një zinxhir italian i supermarketeve ka njoftuar se do të ndalojë shitjen e produkteve izraelite dhe do të fillojë shitjen e “Gaza Cola”, një “iniciativë 100% palestineze, të ardhurat e së cilës do të kontribuojnë në ndërtimin e një spitali në Rripin e Gazës.

Zinxhiri ka 350 supermarkete kooperative në 8 rajone italiane, nga një total prej 20. Në një deklaratë, nënvizohet: “përshkallëzimi i ditëve të fundit na ka bërë të dërgojmë një mesazh kohezioni, nuk mund të qëndrojmë indiferentë përballë dhunës”.

Produktet kryesore izraelite që do të ndalojnë së shituri, sipas shtypit, janë tahini dhe një markë pijesh të gazuara.

Kompania, ka qenë gjithmonë  në anën e atyre që bëjnë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të operacioneve ushtarake dhe dënon me vendosmëri bllokadën e ndihmës humanitare të imponuar nga qeveria izraelite.