Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Dragodan në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete.
Mediat në Kosovë raportojnë se viktima është identifikuar si Mentor Palokaj, vëllai i reperit të njohur shqiptar, Viktor Palokaj, i njohur me emrin artistik Unikkatil.
Ende nuk janë dhënë detaje të plota lidhur me rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet reagimi i policisë për zbardhjen e saj.
Deri më tani, nuk ka asnjë njoftim për motive ose rrethana që mund të kenë çuar në këtë ngjarje të rëndë. Hetimet vijojnë për të sqaruar më tej këtë rast.
Tags:
Unnikatil
Regjistrohu në buletinin tonë informativ