Zhytësi 100-vjeçar kryen zhytje në Kampionatin Botëror 2024
Duke qëndruar në buzë të një pishine, 100-vjeçari Taghi Askari u përgatit të zhytej siç kishte bërë shumë herë më parë.
Iraniani fitoi një medalje argjendi dhe bronzi në Lojërat e para aziatike në 1951 dhe nuk e humbi kurrë pasionin e tij për këtë sport, shkruan CNN.
Në Kampionatin Botëror 2024 në Doha ai ishte konkurrenti më i vjetër.“Unë e kam dashur zhytjen që në adoleshencë e deri më sot. Gjithmonë më ka pëlqyer zhytja. Asgjë nuk ka ndryshuar nga viti 1951 e deri më tani, përveç performancës sime!” i tha Askari World Aquatics.
Askari fillimisht e nisi zhytjen në një pishinë pranë shtëpisë së tij të fëmijërisë në Iran, ku fëmijët e tjerë po hidheshin me salto në ujë.
Aty u ndez një dashuri e përjetshme për zhytjen, dhe ai vazhdoi të fitonte medalje në Lojërat Aziatike dhe tituj kombëtarë.
“Kur konkurroja në nivel kombëtar, kampionati i fundit që bëra ishte kur isha 41 vjeç”, tha ai.
“Kam arritur një medalje të artë në nivel kombëtar dhe pas kësaj i kam thënë lamtumirë sportit, por të paktën me një medalje të artë”.
Gjatë kohës që kur Askari filloi zhytjen, sporti ka ndryshuar shumë.
Iraniani do të jetë në mesin e konkurrentëve në Kampionatin Botëror të Masters Aquatics – një garë e mbajtur menjëherë pas kampionatit elitar botëror të hapur për pjesëmarrësit mbi 25 vjeç.