Zhvlerësimi i euros dhe dollarit ka ulur të ardhurat doganore, të cilat mblidhen nga importi i produkteve ushqimore dhe jo vetëm.
Sipas Ministrisë së Financave të ardhurat nga TVSH në import, për 10 mujorin, rezultojnë 120.8 miliardë lekë, 8 miliardë lekë ose 6.2% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë, si dhe 452 milionë ose 0.4% më pak se plani për 10 mujorin 2023.
Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 48.1 miliardë lekë, ose 66 milionë lekë ose 0.1% më pak se plani i akcizës për 10 mujorin 2023.
Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën 10-mujore (Janar-Shtator 2023) reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve.
Të ardhurat totale, për 10-mujorin e vitit 2023, u realizuan në masën 99.6% të planit të së njëjtës periudhë.
Shpenzimet e përgjithshme publike, për 10-mujorin e vitit 2023, arritën në rreth 482.6 miliardë Lekë me një realizim në 96.7% të planit të së njëjtës periudhë. Krahasuar me vitin 2022 shpenzimet e përgjithshme publike rezultojnë +3.6 përqind më të larta ose rreth +16.9 miliardë Lekë më shumë.
Niveli i suficitit, për periudhën 10-mujore të vitit 2023, rezultoi në rreth 48 miliardë lekë nga rreth 33.7 miliardë lekë sufiçit i planifikuar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, niveli i sufiçitit rezultonte në masën prej rreth 10.4 miliardë Lekë.
Deklarata e ministrise se Financave
Performanca Paraprake 10 – Mujore e të Ardhurave dhe Shpenzimeve
Të Ardhurat
Të ardhurat totale, për 10-mujorin e vitit 2023, u realizuan në masën 530.6 miliardë Lekë ose 99.6% të planit të së njëjtës periudhë. Krahasuar me një vit më parë të ardhurat janë rritur me +54.49 miliardë lekë ose +11.4% më shumë.
Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (përfshirë edhe Kontributet e mbledhura nga DPT) u vlerësuan në masën 463 miliardë lekë, 39.7 miliardë ose 9.4% më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, si dhe 413 milionë ose 0.1% më shumë se plani 10-mujor për vitin 2023.
Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 179 miliardë lekë, 4.2 miliardë lekë ose 2.3% më pak se 10 mujori 2022, si dhe 577 milionë lekë ose 0.3 % më pak se plani i të ardhurave doganore për 10 mujorin e vitit 2023.
Të ardhurat nga TVSH në import, për 10 mujorin, rezultojnë 120.8 miliardë lekë, 8 miliardë lekë ose 6.2% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë, si dhe 452 milionë ose 0.4% më pak se plani për 10 mujorin 2023.
Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 48.1 miliardë lekë, 4.2 miliardë lekë ose 9.6% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2022, si dhe 66 milionë lekë ose 0.1% më pak se plani i akcizës për 10 mujorin 2023.
Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 2.5 miliardë lekë, 948 milionë ose 27.4% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe realizim në masën 91.6% kundrejt planit për 10-mujorin 2023.
Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 7.5 miliardë lekë, 575 milionë lekë ose 8.3% më shumë se 10 mujori 2022, si dhe realizim në masën 102.3% kundrejt planit.
Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për 10 mujorin 2023, u realizuan në masën 284 miliardë lekë, 43.9 miliardë ose 18.3% më shumë se 10 mujori i vitit të kaluar, si dhe 990 milionë lekë, ose 0.3% më shumë se plani i 10 mujorit 2023.
Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) u realizuan në masën 40.4 miliardë lekë, 8.2 miliardë ose 25.4% më shumë se 10 mujori 2022, si dhe 509 miliardë ose 1.3% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 10 mujorin 2023. Rimbursimet për periudhën 10 mujore 2023 janë 15.9 miliardë lekë, 1.1 miliardë lekë ose 7.3% më shumë se 10 mujori 2022, si dhe 954 milionë lekë ose 6.4% më shumë se plani i rimbursimit të TVSH-së për 10 mujorin 2023.
Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 47.9 miliardë lekë 11.1 miliardë lekë, ose 30.5% më shumë se 10 mujori 2022, si dhe 66 milionë lekë ose 0.1% më pak se plani i 10 mujorit të vitit 2023 për Tatimin mbi Fitimin.
Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 48.4 miliardë lekë, 10.7 miliardë lekë ose 28.3% më shumë se 10 mujori 2022, si dhe 442 milionë ose 0.9% më shumë se plani i 10 mujorit 2023.
Taksat nacionale, për periudhën 10 mujore 2023, u realizuan në masën 31.1 miliardë lekë, 3.8 miliardë lekë ose 10.8% më pak se 10 mujori 2022, si dhe 183 milionë lekë ose 0.6% më pak se plani për 10 mujorin 2023.
Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT) u realizuan në masën 116.2 miliardë lekë, 17.6 miliardë lekë ose 17.9% më shumë se 10 mujori 2022, si dhe realizim 100.2 % të planit për 10 mujorin 2023.
Shpenzimet
Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën dhjetë mujore të vitit 2023, arritën në rreth 482.6 miliardë lekë me një realizim në masën 96.7 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 ky zë ka rezultuar 3.6 përqind më i lartë ose rreth 16.9 miliardë lekë më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për periudhën 10 mujore të vitit 2023 u realizuan në masën 69.1 përqind të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe 68.4% të planit vjetor sipas Aktit Normativ nr. 5 datë 18.10.2023 (AN nr.5).
Shpenzimet korente dhe ato kapitale kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 98.6 përqind dhe 84.9 përqind të planit të periudhës. Ndërkohë që, në terma vjetorë ato janë realizuar përkatësisht në:
– 78.3 përqind dhe 43.8 përqind të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe
– 77.6 përqind dhe 39.8 përqind të planit vjetor sipas AN nr. 5.
Shpenzimet korente, për periudhën 10-mujore të vitit 2023, rezultuan në rreth 428.1 miliardë lekë ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 11.1 përqind më i lartë ose rreth 42.6 miliardë lekë më shumë.
Shpenzimet kapitale, për periudhën 10 mujore të vitit 2023, paraqesin një realizim në masën rreth 54.3 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ky zë rezulton 3.5 përqind më i ulët ose rreth 1.98 miliardë lekë më pak.
Niveli i suficitit për periudhën 10 mujore të vitit 2023 rezultoi në rreth 48.04 miliardë lekë nga rreth 33.7 miliardë lekë suficit i planifikuar për këtë periudhë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë niveli i suficitit ka rezultuar rreth 37.6 miliardë lekë më shumë.