Zhvatën 409 mijë euro nga kompania ku punonin, arrestohet shpërndarësi i porosive, në kërkim financierja

Policia e Tiranës arrestoi shpërndarësin e porosive të një kompanie tekstilesh dhe shpalli në kërkim financieren, si të dyshuar për vjedhjen e një shumë prej 409 mijë eurosh nëpërmjet mashtrimit me fatura, të firmës.

Hetimet zgjatën 6 muaj në bashkëpunim edhe me Prokurorinë dhe me metoda proaktive, teksa u finalizuan sot (23 korrik), gjatë operacionit të koduar “Doublefront”. I arrestuari është Erlin Shkoza, 37 vjeç, ndaj të cilit Gjykata ka miratuar edhe masën e arrestit me burg.

Aktiviteti i paligjshëm është kryer në hapësirën kohore 2023-2024.