Zhdukja e Ervis Martinaj, eksperti Karamuço: Aplikacioni “Matrix” mund të shuaj dyshimet nëse …

Sipas ekspertit të kriminalistikës, Ervin Karamuço, përdorimi I aplikacionit “Matrix” përkon me shumë vrasje të bujshme të ndodhura në Shqipëri.

Eksperti përmendi se rasti i Ervis Martinajt mund të zbardhet nëse hetohen komunikimit.

Një tjetër dhuratë e madhe krah Sky dhe Encro, flasim këtu që Matrix filloi diku nga fundi pa u zbuluar akoma Sky dhe Encro. Matrix përdorej më shumë për gjëra konkrete për shkak të sigurisë më të madhe. Kë do të vrasim, ku do e vrasim etj. Matrix është në nivelin ekzekutor. Pas 2021 mendoj që Spak do të ketë një punë të madhe ku do të hapet një kuti pandore me një sërë cështjesh vrasje, rrëmbime, gjymtime. Rasti Martinaj është një prej rasteve që mund të zbulohet përmes Matrix nëse është përdorur. Fillimi I përdorimit të Matrix përkon me vrasjen e Martinajt, atentatet dhe në rast se kanë pasur në posedim Matrix do zbulohen shumë ngjarje të rënda. E kam ditur me kohë që Matrix ka qenë pjesë e këtyre komunikimeve në pastrim parash dhe akte kriminale.” tha Karamuço.