Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës/ Del para gjykatës gjyshi që ‘kyçi’ gojën për vendndodhjen e nipit

Jepet sot masa e sigurisë për Rexhep Gjunin, gjyshin e 3-vjeçarit që rezulton i zhdukur prej shtatë ditësh.

Që prej 16 prillit nëna e 3-vjeçarit Ile Gjuni denoncoi zhdukjen e të birit. Në lidhje me ngjarjen, dyshohet se i mituri është marrë nga gjyshja dhe vëllai i kësaj të fundit.

“Nusja na kërcënoi se nuk do ta shikonim më nipin pasi do largoheshin së bashku më të jashtë shtetit. Prandaj edhe ne vepruam në këtë mënyrë. E kemi dritën e syve, nuk jetojmë dot pa të”. Kështu është shprehur para oficerëve të policisë Rexhep Gjura, i cili vazhdon të qëndrojë stoik duke mos dhënë asnjë ndihmë për policinë për vendndodhjen e nipit 3 vjeç.