Grupet kriminale të Dubait kanë nisur një seri sulmesh dhe pengmarrjesh me njëri-tjetrin. Shkak për këtë dyhsohet të jetë bërë vjedhja e 1.4 ton kokianë në portin e Antwerp të Belgjikës.
Ngarkesa ishte në një kontejner në një kamion që u grabit më 29 gusht nga disa persona të maskuar si oficerë policie. Sipas burimeve të brendshme, ngarkesa ishte në pronësi të dy grupeve kriminale shumë të njohura në Holandë që vepronin nga Dubai, e cila përfshinte shqiptarë. serbë, dhe brazilianë.
Mediat e huaja raportojnë se disa persona janë marrë peng dhe torturuar në Holandë dhe Dubai, për të nxjerrë informacione lidhur me vendodhjen e drogës, por pa rezultat.
Sakaq në Marok ka pasur tre pengje, njëri prej të cilëve është ende i rrëmbyer. Ndërsa dy ndërtesa janë qëlluar në Roterdam. Incidente ka pasur edhe në Hagë, pasi dyshohet se në vjedhjen e drogës janë përfshirë edhe shtetas nga ky vend.