Zhduket prej një jave 13-vjeçarja në Krujë, familjarët në alarm!

Një 13-vjeçare nga Kruja rezulton e zhdukur prej 23 shkurtit, ndërsa familjarët kanë kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e saj.

Sipas uniformave blu, ditën e djeshme, një e afërme e saj, shtetasja N. G., ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Krujë, duke denoncuar se mbesa e saj është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Policia ka nisur menjëherë kërkimet dhe po punon për gjetjen e 13-vjeçares, ndërsa ende nuk ka detaje mbi rrethanat e largimit të saj.