Zhduket një fëmijë 3-vjeçar në Durrës/ Nëna me lot në sy: Dua djalin! Kam 4 ditë që nuk e shoh
DURRES- Një fëmijë 3-vjeçar është deklaruar i humbur në Policinë e Durrësit. Fëmija jetonte me nënën e tij, ndërsa babai i kishte ndërruar jetë një vit më parë në një aksident rrugor. Denoncimi në polici është bërë nga nëna e fëmijës.
Fëmija kishte shkuar tek gjyshërit, prindërit e të atit, por prej 4 ditësh nuk gjendet. Kjo ka bërë që nëna ta denoncoj në polici, e
Mamaja thotë se ka 4 ditë që nuk di se ku e ka fëmijën.
“Dua djalin! Kam 4 ditë që nuk e shoh” thotë mamaja me lot në sy.
Sipas burimeve në polici, ka dyshime se fëmija mund të jetë marrë dhe larguar jashtë shtetit. Ndërkohë është dhënë sinjal të ruhen pikat kufitare.