Një vajzë e mitur në Lezhë është denoncuar e humbur nga nëna e saj.
Sipas njoftimit të policisë, ditën e djeshme (25 maj), është paraqitur në Komisariat shtetasja me inicialet E. M., banuese në Lezhë, e cila ka informuar se është larguar nga banesa, vajza e saj 16 vjeçe.
Policia po punon për gjetjen e të miturës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ