Zhduket bariu 32-vjeçar në Gramsh, familja dyshon se është mbytur, polumbarët…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh ku një 32-vjeçar rezulton i zhdukur prej dy ditësh. Ndërkaq familjarët dyshojnë se mund të jetë mbytur në liqenin e Banjës pasi buzë liqenit, në afërsi të fshatit Qerret janë gjetur disa sende që mendohet se i përkasin 32-vjeçarit.
Ndërkohë ende nuk kanë mbërritur polumbarët për kërkimet.
I riu thuhet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikësja të cilët po kontrollojnë në zonë për të gjetur trupin e 32-vjeçarit i cili dyshohet të jetë e mbytur.