Zhduket 15-vjeçarja në Korçë, babai ngre alarmin në polici

Një vajzë e mitur, e moshës 15-vjeçare është raportuar e humbur nga familjarët në zonën e Korçës. Babai i të miturës, shtetasi M. T., 56 vjeç, ka denoncuar në polici zhdukjen e të bijës.

15-vjeçarja raportohet se u largua nga banesa në fshatin Drenovë, më datë 24 dhjetor.

Ende nuk dihet vendndodhja e të miturës, ndërkohë që policia po punon për lokalizimin dhe gjeetjen e saj.

“Më datë 25.12.2023, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasi M. T., 56 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë, i cili kallëzoi se që prej datës 24.12.2023, është larguar nga banesa, vajza e tij 15-vjeçare. Po punohet për gjetjen e saj’, njofton policia.