“Zgjohet” Lulzim Basha/ Poston videon me denoncimet për Jurgis Çyrbjan, datojnë që në 2018-ën
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte ndër të parët që ka denoncuar shkeljet ligjore të Jurgis Çyrbjas.
Pavarësisht, thumbimeve që Basha ‘flinte gjumë’ në përballjet me Ramën, këtë herë ai paska grumbulluar fakte që po rezultojnë të vërteta mbi ish-deputetin socialist.
Me anë të një postimi në “Facebook”, Basha shkruan se ndarja e politikës nga krimi mbetet prioritet për zhvillimin e vendit.
Ai më tej thotë se prej vitesh kanë denoncuar lidhjet e Edi Ramës me krimin e organizuar dhe të emëruarve të tij me botën e errët të krimit.
VIDEO E POSTUAR NGA BASHA