“Zgjohet” Basha/ Kreu i PD-së do t’i përgjigjet Ramës dhe “Rithemelimit” në orën 17:00 para gazetarëve

Lulzim Basha, më në fund ka vendosur të thyejë heshtjen e të dalë para mediave këtë të enjte në orën 17:00 ku ka thirrur një konferencë për mediat, për t’iu përgjigjur çështjeve që mund të marrin vëmendje.

Më e fundit lidhet me faktin pse nuk ka folur, më pas gjyqi për vulën e partisë, por edhe për Sali Berishën, masën e arrestit ndaj tij, por edhe fakti që nuk shkoi të votojë në seancë plenare për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit.