Zgjidhen anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2025 (EMRAT)

Në Institucionin e Presidentit të Republikës u hodh sot shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që do të funksionojë përgjatë vitit 2025. Procedura e hedhjes së shortit u ndoq nga Presidenti i Republikës, SBajram Begaj,

Në hedhjen e shortit ishin të pranishëm Avokati i Popullit, përfaqësues nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, si edhe përfaqësues ligjorë nga EURALIUS dhe ODAPT.

Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që do të funksionojë përgjatë vitit 2025:

Marjana Semini- Gjyqtar, anëtare e Gjykatës Kushtetuese

Ilir Toska- Gjyqtar, anëtar i Gjykatës Kushteteuese

Sokol Sadushi- gjyqtar, Gjykata e Lartë:

Fuat Vjerdha- gjyqtyar Gjykata e Apelit

Enkela Vlora- gjyqtyar Gjykata e Apelit

Irma Balli- prokurore, prokuroria e Apelit

Etjen Kapo- prokuror, prokuroria e Apelit

Nafie Hasko – gjyqtare, Gjykata Administrative

ANËTARËT ZËVENDESUES

Marsida Xhaferllari, gjyqtare, Gjykata Kushteteuse

Medi Bici gjyqtar , Gjykata e larte

Thoma Jano , prokuror Prokuroria e Përgjithshme

Elvana Çiçolli, gjyëtyar Gjykata e Apelit

Genti Xholi , prokuror, Prokuroria e Apelit

Bezart Kaçkini, gjqtar Gjykata Administrative