Zgjedhjet vendore/ Shefja e ODIHR shkon në selinë e re të PD-së, pritet nga Bardhi
Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR në Shqipëri, Audrey Glover ka shkuar sot edhe në selinë tjetër të Partisë Demokratike, të kryesuar nga deputeti Enkelejd Alibeaj.
Ajo u prit në kë të takim nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.
Kjo vizitë me grupin tjetë r të PD-së vjen pas takimeve që shefja e misionit të ODHIR pati në fillim të kësaj jave me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha.
Në fokus të takimeve janë zgjedhjet e 14 majit, evidentimet e problematikave dhe mbarëvajtja e një procesi zgjedhor.