Zgjedhjet vendore/ Presidenti mbledh disa nga drejtuesit e institucioneve
Presidenti Bajram Begaj ka thirrur në një tryezë të gjithë drejtuesit e institucioneve që janë të përfshirë në organizimin dhe vëzhgimin e zgjedhjeve vendore të 14 majit.
Mësohet se ftesa i është dërguar KQZ, kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, anëtarëve rregullatorë dhe KAS. Gjithashtu presidenti ka ftuar edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku si edhe shefen e misionit të ODIHR, Audrey Glover.
Glover do të jetë sërish vëzhguesja ndërkombëtare e procesit zgjedhor. Të pranishëm do të jenë edhe diplomatë.
“Proces zgjedhor i drejtë e i paanshëm, i bazuar në kushtetutë e ligj, detyrim thelbësor ndaj vendit” është ky mesazhi që Presidenti i Republikës Bajram Begaj dha në një deklaratë për mediat, një ditë para celjes së fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 14 majit.
“E kam shumë të rëndësishëm këtë takim me ju sot, pasi sigurimi i standardeve zgjedhore, jep garanci për një pushtet i cili përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Një process i drejtë i paanshëm, është detyrim thelbësor ndaj vendit.” u shpreh Begaj.