Zgjedhjet vendore/ KQZ hedh shortin për fletën e votimit për Këshillat Bashkiakë

KQZ ka hedhur sot shortin për renditjen në fletën e votimi për Këshillat bashkiakë në zgjedhjet e 14 majit.

Celibashi në fjalën e tij u shpreh se janë vetëm tre subjekte politike, që kanë paraqitur listën shumëemërore në 61 bashki, si Partia Socialiste e Shqipërisë, Koalicioni Bashkë Fitojmë dhe Partia Agrare Ambientaliste të cilat do të ndajnë numrin nga 1 deri në tre në fletën e votimit.

Nga ky proces, të parët që do të renditen në fletën e votimit për Këshillat është koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, ndërsa PS do të jetë e 2 në radhë dhe PAA e 3.

Renditja për Bashkinë e Tiranës është si më poshtë

1-Arlind Qori

2-Marko Dajti

 

 

3-Lajla Pernaska

4-Erion Veliaj

5-Belind Këlliçi

6-Roland Bejko

Ndërsa për Elbasanin, Durrësin,  Vlorën, Korçën renditja është :

Elbasan

  1. Gledian Llatja
  2. Luçiano Boçi

Vlorë

  1. Hysni Shara
  2. Ermal Dredha

Durrës

  1. Igli Cara
  2. Emirjana Sako

Korçë

  1. Ledina Alolli
  2. Sotiraq Filo

Vau i Dejës

  1. Klomentina Drini
  2. Kristian Shkreli
  3. Zef Hila