Zgjedhjet vendore/ Ja pjesëmarrja deri në orën 14:00

Shqipëria voton sot për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të pushtetit vendor në 61 bashkitë e vendit.

Për shkak të probleme me pajisjet PEI të identifikimit elektronik, kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi firmosi urdhrin për vijimin e procesit me identifikim manual.

Deri në orën 14:00 pjesëmarrja sipas KQZ-së ka qenë 26,64%.