Zgjedhjet Vendore/ Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim mesazh nga Vlora: Asnjë nuk duhet të shesë dhe ta blejë votën
Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka mbërritur në Vlorë, ku në rolin e vëzhgueses pa nga afër ecurinë e procesit të votimit në një Qendër Votimi.
Ndër të tjera Kim theksoi se është përgjegjësi e autoriteteve që të zbatojnë ligjet.
“Jam një nga vëzhguesit e shumtë ndërkombëtarë. Deri më tani nduket mirë, por jam një person dhe do të duhet të presim të gjithë vëzhguesit. duhet të dërgojmë raportimet nga raporti i ODHIR. Kam qenë në Nivicë, Selenicë dhe do të vizitojmë vende të tjera.
Nuk duhet të ushtrohet presion. Është më rendësi që çdo votues të ushtrojë të drejtën e votës. Asnjë nuk duhet të shesë votën dhe ta blejë. Është përgjegjësi e autoriteteve që t’i zbatojë ligjet në mënyrë të barabartë.”, tha Yuri Kim.