Zgjedhjet, Presidenti Begaj përgëzon procesin: Qeveria e re të punojë për Kosovën euroatlantike

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka përgëzuar Kosovën për ecurinë e shprehjes së vullnetit në votimet e sotme parlamentare.

Ai uron që qeveria e re të punojë për të mirën e vendit me zhvillimin e reformave dhe përparimin e progresit ekonomik dhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

“Përgëzime qytetarëve të Kosovës që shprehën vullnetin e lirë me votën e së dielës!Qeveria e re e dalë nga zgjedhjet urojmë të vazhdojë punën për të mirën e vendit me zhvillimin e reformave dhe përparimin e progresit ekonomik dhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për një Kosovë të qëndrueshme dhe të aftë për të avancuar në proceset euroatlantike. ” shkruan Begaj.