Zgjedhjet parlamentare, qeveria e Kosovës vuloset nga votat e Diasporës

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) tashmë ka nisur numërimi i votave nga jashtë Kosovës, respektivisht votat që janë dhënë në përfaqësi diplomatike.

Menjëherë, pas numërimit të këtyre votave do të fillojë numërimi i votave me postë.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një konferencë për mediat.

“Në këto momente ka filluar procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë kosovës, respektivisht nga votimi në përfaqësi diplomatike. Më 8 shkurt është votuar në 30 përfaqësi diplomatike dhe sipas të dhënave nga 20 mijë e 324 votues të regjistruar kanë votuar 75.57% apo 15 mijë e 352 shtetas të Kosovës. Siç e dini procesi është organizuar në 16 ambasada dhe 14 konsullata në 19 shtete”, tha Elezi.