Zgjedhjet parlamentare, nis procesi i votimit të emigrantëve kosovarë

Kosova do t’i drejtohet kësaj të diele të 9 shkurtit kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare.

Emigrantët kosovarë që jetojnë në diasporë kanë nisur tashmë votimin në përfaqësitë diplomatike, në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës në shtetet e Evropës, ndërkaq në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada do të nisë në orën 13:00.

Votimi zhvillohet në 43 vendvotime, në 16 ambasada dhe 14 konsullata të Kosovës, që gjenden në 19 shtete të ndryshme të botës.

Kjo është hera e parë që emigrantët mund të votojnë fizikisht në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.