Data e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për mbajtjen e zgjedhjeve është 2 shkurti. Lëvizja Vetëvendosje e ka mbajtur të fshehtë propozimin e saj për datën e zgjedhjeve, teksa partitë e tjera politike kishin dhënë nga një datë.
Tre partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, patën deklaruar si datë 26 janarin. E, shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, që është edhe kryetare e Alternativës, si më të favorshme i pati dhënë 9 dhe 16 shkurtin.
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se të premten është dita e fundit kur partitë mund të shpalosin pikëpamjet e tyre për datën e zgjedhjeve, e se në fund do të jetë diskrecion i Presidencës që ta zgjedhë datën më të përshtatshme.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ