Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka nisur verifikimin e votave që kanë ardhur përmes postës.
Sipas procedurave, fillimisht këto pako me fletëvotime i nënshtrohen procesit të vlerësimit, i cili përfshinë verifikimin nëse ato u takojnë votuesve të regjistruar dhe nëse janë ndjekur procedurat tjera të parapara.
Ndërkaq numërimi i këtyre fletëvotimeve do të bëhet në një fazë të mëvonshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pas ditës së zgjedhjeve.
Nga 9 janari deri më 8 shkurt, emigrantët nga Kosova mundën të votonin përmes postës.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ