Zgjedhjet parlamentare, hapen qendrat e votimit në te gjithë Kosovën/ I pari voton kryetari i KQZ

Qendrat e votimit janë hapur në të gjitha vendet në Kosovë, ndërsa i pari që ka votuar është kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, në qytetin e Pejës.

Pas votimit, Radoniqi ka ftuar qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe ka bërë thirrje për një proces të qetë, paqësor dhe demokratik. Ai e ka konsideruar këtë ditë si një mundësi të rëndësishme për të ardhmen e vendit.

Radoniqi ka dhënë gjithashtu detaje për procesin e votimit nga diaspora.

“Tash i kemi të dhënat për Amerikën dhe Kanadanë. Diku mbi 15 mijë qytetarë kanë votuar në misionet diplomatike atje. Gjithçka është gati. KQZ është në detyrë dhe shpresojmë për një ditë festive,” tha ai pas votimit.

Mbi 2 milionë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës, kanë të drejtë vote në këto zgjedhje parlamentare.