Zgjedhjet në Kukës, PD dhe Rithemelimi përplasen sërish në KQZ për vulën
PD dhe Rithemelimi vijojnë përplasjet, ndërsa kësaj here ato do të përballen sërish në KQZ. Teksa partitë po bëhen gati për të garuar për zgjedhjet në Kukës, PD dhe Rithemelimi, njëjtë si në zgjedhjet vendore të 14 majit, po luftojnë se kush do të regjistrohet si subjekt zgjedhor nën siglën zyrtare të PD.
‘Vulosja’ është në dorën e KQZ, ndonëse nuk priten shumë surpriza nga vendimmarrja, duke pasur parasysh procedurën që u ndjek më 14 maj, ku Berisha u ‘rrëzua’ dhe u detyrua që në zgjedhje të futej si koalicion dhe vula i mbeti Lulzim Bashës.
Për këto zgjedhje forcat politike kanë pasur afat deri me datë 1 shtator për t’u regjistruar në KQZ si subjekte zgjedhore, ndërsa kandidatët jo më vonë se data 8 shtator. Tashmë siç dihet opozita do të shkojë e përçarë edhe në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Kukësit, duke e ndarë votën mes dy kandidatëve. Emri Vata do të jetë kandidati i PD-së së Rithemelimit, kurse PD-ja zyrtare ende nuk e ka zyrtarizuar por përflitet se do të jetë Arif Rexhmati. I përzgjedhuri i Partisë Socialiste si kandidat zyrtar për kryebashkiak të Kukësit, do të jetë prefekti i qarkut të Kukësit, Albert Halilaj. Zgjedhjet e pjesshme do të mbahen pasi Safet Gjici dha dorëheqjen për shkak të video-skandalit seksual, të filmuar në zyrën e tij.
Rendi i ditës
1. “Për shqyrtimin e kërkesës së “Partisë Demokratike të Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës, që do të zhvillohen më datë 24 Shtator 2023”. (Lulzim Basha)
2.“Për shqyrtimin e kërkesës së “Partisë Demokratike”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës, që do të zhvillohen më datë 24 Shtator 2023”. (Sali Berisha)
3.“Për shqyrtimin e kërkesës së “Partisë për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës, që do të zhvillohen më datë 24 Shtator 2023”.
4.“Për shqyrtimin e kërkesës së “Partisë së Lirisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës, që do të zhvillohen më datë 24 Shtator 2023”.
5. Për shqyrtimin e kërkesës së “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës, që do të zhvillohen më datë 24 Shtator 2023”.
6. Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Pogradec, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, z. Jovan Filip Shkëmbi”.
7.Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Dropull, me kandidatin nga lista shumemërore e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, z. Pandeli Ahilea Kuremeno”.
8.Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Memaliaj, me kandidatin nga lista shumemërore e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, z. Flamur Zenel Mushamataj”.
9. Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Librazhd, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Demokracia Sociale”, zj. Erjola Syri Albrahimi”.
10.Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Belsh, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, zj. Aurela Bashkim Hysa”.
11. Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Belsh, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, zj. Enkeleda Baftjar Kullolli”.
12. Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Belsh, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, zj. Ervina Sefedin Meta”.
13. Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Lezhë, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialdemokrate”, zj. Adelina Pashko Toma”.
14. Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Lezhë, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialdemokrate”, zj. Vera Gjok Deda”.
15. Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Lezhë, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialdemokrate”, zj. Flora Pjetër Margjonaj”.
16.Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Dibër, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialdemokrate”, z. Andrit Ilmi Lika”.
17.Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Kuçovë, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, zj. Aurela Bashkim Rumbullaku”.