Zgjedhjet në Kosovë/ Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%
- 9 February, 2025
Procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës është mbyllur në 26 përfaqësi diplomatike me një pjesëmarrje të konsiderueshme.
KQZ njofton se nga gjithsej 20,324 votues të regjistruar, deri në orën 19:00 kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre 14,463 qytetarë, që përbën 71.16% të votuesve.
Në këto shifra nuk janë përfshirë Qendrat e Votimit në Washington, Ottawa, Toronto dhe New York.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ