Zgjedhjet në Kosovë, PDK nuk i beson exit-polleve: Rezultati është inkurajues

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci u shpreh i sigurt që vullneti i qytetarëve reflektohet më mirë sesa çfarë pasqyrojnë rezultatet paraprake të exit-polleve.

Deri më tani, Stavileci tha se rezultati është inkurajues.

Kosova dëshmoi edhe një herë se është një demokraci e pjekur, ku qytetarët vendosin me votën e tyre për të ardhmen e vendit. Kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë tonë. Qytetarët e Kosovës treguan kulturë të lartë politike, duke votuar me përgjegjësi dhe qetësi. Kjo është një fitore për vendin tonë dhe për të ardhmen që të gjithë bashkë po ndërtojmë… Ne jemi të sigurt që vullneti i qytetarëve reflektohet më mirë sesa çfarë pasqyrojnë rezultatet preliminare të exit polleve. Prandaj, mbetemi të kujdesshëm dhe të përkushtuar që çdo votë të numërohet me korrektësi dhe transparencë. Siç kemi thënë nga fillimi, ne respektojmë procesin dhe do të presim përfundimin e numërimit zyrtar para se të dalim me qëndrime të tjera politike”, tha ai.