Pavarësisht se është piku i të nxehtit, qytetarët vazhdojnë dhe votojnë për kryebashkiakun e ri të Himarës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se deri në orën 13.00, nga 24 qendra votimi është shënuar pjesëmarrje prej 24.58%.
Në total janë 36 qendra votimi në Himarë, që do të jenë të hapura deri në orën 19:00. Më pas, do të nisë numërimi.
Gara zhvillohet mes Vangjel Tavos që kandidon nën siglën e PS dhe kandidatit opozitar Petro Gjikuria. Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë vijnë pas burgosjes së ish-kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri dhe dënimit të tij nga gjykata me dy vjet heqje lirie për blerje votash.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ