Zgjedhjet në burgun e Durrësit, PS siguron shumicën e votave, Veliaj, Koka, Bllako dhe Beqaj mes votuesve

Partia Socialiste (PS) ka siguruar shumicën e votave në qendrën e votimit të vendosur në burgun e Durrësit, ku mes votuesve kanë qenë figura të njohura si Erion Veliaj, Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Ilir Beqaj.

Nga 195 të dënuar të regjistruar në listën e zgjedhësve, 193 prej tyre morën pjesë në procesin zgjedhor, duke realizuar një pjesëmarrje të lartë. Dy të burgosur nuk mundën të votojnë, pasi ndodheshin jashtë ambienteve të IEVP-së gjatë ditës së votimit.

Në total, u përdorën 198 fletë votimi, pasi përveç të burgosurve, pesë anëtarë të komisionit të qendrës së votimit votuan në të njëjtin vend, sipas rregullave të përcaktuara.

Rezultatet e kësaj qendre votimi janë si më poshtë:

  • Partia Socialiste (PS) – 148 vota
  • Partia Demokratike (PD) – 34 vota
  • Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 1 votë
  • Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 1 votë
  • Lëvizja Atdheu (LA) – 1 votë