Zgjedhjet në Bjellorusi, Lukashenko fiton mandatin e shtatë me 87% të votave
Alexander Lukashenko ka siguruar për herë të shtatë mandatin presidencial në Bjellorusi. Sipas exit polleve të publikuara nga një televizion shtetëror bjellorus, ai ka fituar me 87.6% të votave. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raportoi një pjesëmarrje prej 81.5%, me 6.9 milionë qytetarë të regjistruar për të votuar.
Procesi zgjedhor është kritikuar nga mediat ndërkombëtare për mungesën e entuziazmit dhe konkurrencës reale. Në zgjedhje, Lukashenko përballej me katër kandidatë të panjohur, ndërsa vetë ai nuk mori pjesë aktivisht në fushatë, duke u justifikuar me angazhimet në qeverisjen e vendit.
Kjo fitore e Lukashenkos, që është në pushtet që nga viti 1994, vjen në një klimë të zymtë politike dhe me kritika të vazhdueshme për mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Bjellorusi.